Erion Bogdani: Kritikat nuk ia kursej as tim biri!

16/03/2018 12:35

Erjon Bogdani, trajneri i kombëtares shqiptare U-19 ishte i ftuar sot në “Wake Up”. Ai foli dhe për marrëdhëniet me të birin, për të cilin tha se nuk ia kursen kritikat.

“Edhe unë djalin tim e kam regjistruar në një shkollë futbolli. Ai shprehu dëshirën për të luajtur futboll. I shkoj ndonjëherë në stërvitje dhe pse nuk luan mirë”, thotë Erioni.

Top Channel