“MR. 100 Milionë” i dëmtuar

12/10/2013 00:00

Gareth Bale vuan nga një dëmtim në shtyllën kurrizore. Kështu thotë e
përditshmja spanjolle “Marca”, që zbulon problemin e anësorit uellsian, i
blerë në verë nga Real Madrid me shifrën astronomike mbi 90 milionë
euro.

Mjekët e klubit spanjoll, njofton “Marca”, e kanë zbuluar problemin, që konsiston në një lëvizje të unazave fibroze që lidhin shtyllën kurrizore me legenin e trupit, gjatë vizitave mjekësore të Bale.

Për më tepër, lojtari duhet të përjetojë edhe vuajtjet nga një efekt anësor i dëmtimit në fjalë. Për momentin ai nuk ndjen dhimbje, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në shtëpinë e madrilenëve është ende e freskët ngjarja e sezonit 2010-11, kur Gonzalo Higuain iu nënshtrua një operacioni për të zgjidhur të njëjtin problem, duke qëndruar më pas jashtë fushës për 4 muaj.

Top Channel