Jeta brenda qytetit të quajtur Santa Claus

23/12/2017 10:40

Një qytet në SHBA ka marë emrin Santa Claus që në shekullin e 19-të, pra si është jeta atje?

Cepi jugperëndimor i Indianës është një vend normal amerikan dhe me emra normal amerikan. Evansville, Jasper, Boonville, Dale. Dhe më pas në rrugë, një shenjë rruge që ngjan si një yll Krishtlindjesh. Santa Claus, 4 milje larg.

Kur arrin në qytet është një statujë 10 këmbë e lartë e Babagjyshit që të mirëpret në qytet.

Rruga kryesore quhet Bulevardi i Krishtlindjeve, në qytetin që quhet Fshati i Liqenit të Krishtlindjeve ku jetojnë 2500 persona.

Ndërsa tre rrugotë e tjera kryesore kanë emrat e tre njerëzve të zgjuar, Melchior, Balthazar dhe Kaspar.

Ndërsa emrat e tjerë kanë emrët e drerëve të Rudolf, dhe një rrugë quhet thjesht “Gështenja në zjarr” (Chestnut by the Fire).

Në Santa Claus të Indianës ka Krishtlindje në 365 ditët e vitit, por a mërziten banorët e tij nga kjo. “Jo, jetoj këtu prej 27 vitesh, dhe ajo është pjesë e jona thotë Michael Johannes, nga Melchior Drive.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel