“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar
Rita Ora, aktualisht në Tajlandë, i dhuroi fansave të saj një seri të re fotosh joshëse, në të cilat shfaqen edhe një herë më shumë linjat e saj tërheqëse trupore.
Një ditë pasi u fotografua në plazhet ekzotike tajlandeze në shoqërinë e reperit të mirënjohur Snoop Lion (Dogg), 22-vjeçarja e lindur në Prishtinë realizoi disa fotografi artistike, në hotelin në të cilin është duke qëndruar në Bangkok.
E stolisur me bizhuteri me motive orientale, këngëtarja përdori një kamera uji, për të kapur imazhet e veçanta nga brenda ujit.


Njëkohësisht, në rrjetit shoqëror “Twitter”, vetë Rita publikoi disa imazhe të tjera të mënyrës se si kalon kohën e saj të lirë dhe të momenteve të kaluara buzë detit përkrah Snoop Dogg.




Së bashku me reperin me famë ndërkombëtare, 22-vjeçarja udhëtoi në Tajlandë për të mbajtur një koncert të përbashkët, i cili u ndoq prej dhjetëra mijëra personave dhe u konsiderua nga kritika vendase si një prej mbrëmjeve më madhështore muzikore të përjetuara ndonjëherë në Tajlandë.


Top Channel