05:02 "Pasdite ne TCH" R
06:20 "Fiks Fare" R
Programi i plote
PUBLICITET
Top Story eshte programi kryesor politik i Top Channel dhe nje nga emblemat e ekranit tone, drejtuar nga gazetari i njohur Sokol Balla.

On air qe nga tetori i vitit 2006, Top Story eshte shnderruar nga sezoni ne sezon, ne teatrin kryesor politik te ekraneve shqiptare, nga ku gjenerohet debat, diskutime, perballje, lajm dhe ide. Top Story ka ofruar gjithmone thellesine e analizes dhe te kuptimit te ngjarjes me te forte te javes, qofte nga politika, por edhe kronika, sporti e deri dhe kultura, duke plotesuar keshtu nevojen e opinionit publik dhe pse-te e tij te shumta lidhur me zhvillimet e vrullshme pozitive por edhe dramatike te tranzicionit tw zgjatur demokratik shqiptar. Top Story nuk ka ngurruar te beje te sajen por edhe te thote te sajen, per ngjarje te rendesishme ne vend, ne perpjekje per te siguruar transparencen aq te nevojshme per opinionin publik.

Si nje takim stabel prej gjashte sezonesh ne ora 21 cdo te enjte ne Top Channel ne ekranin me te dashur dhe me te ndjekur te shqiptareve, ne Top Story kane parakaluar ne momente kyc te ketyre viteve personazhet kryesore politike te vendit, personalitete te politikes nderkombetare, kryeministra si Prodi e Papandreu, deputete e komisionere europiane, si dhe personalitete te shquara boterore te medias sportit e kultures.

Top Story ka futur ne kulturen mediatike shqiptare traditen e nderthurur britanike e amerikane te emisioneve te tipit in depth "situation room", me ate italiane te debateve te tipit "Matrix", sigurisht nderthurur me me te miren e tradites se krijuar nga Top Channel dhe revolucioni mediatik i ketij kanali.

Sot Top Story dhe Sokol Balla konsiderohen si simbioza e rreshtit te pare te opinionberjes ne vend, ndersa per balancen, mprehtesine dhe kembenguljen ne zbulimin e te vertetes, gezon respektin dhe shikueshmerine maksimale te shikuesve ne Shqiperi dhe mbare trojet shqiptare.
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.