07:28 Serial "Rregullat e Lojes" R
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
"Pasdite ne Top Channel" eshte nje program qe nderthur formulen e talk-show-t te adoptuar nga platforma te suksesshme perendimore me nje emision informativ socio-kulturor. "Pasdite ne Top Channel" ka gjithcka dhe eshte i hapur per rrefime qe ngjallin kureshtje, frymezojne, informojne por edhe edukojne shikuesin. Karriget e studios nuk jane te rezervuara vetem per VIP-a e specialiste, por nje vend te rendesishem ne kete program ze edhe njeriu i thjeshte, i cili ndan historine e tij te dhimbjes apo gezimit, te perpjekjes heroike per te mbijetuar i vetem, apo ne nje marredhenie.

Ne studio ftohen nje ose me shume personazhe, te cilet diskutojne me moderatoren mbi tematika qe jane perzjerje te se perditshmes, nga dramat e ceshtjet sociale, tek thashethemet e spektaklit dhe vanitete te tjera femerore. Perpos bisedave me te ftuarit, gjate emisionit behen lidhje direkte nga terreni dhe transmetohen kronika te pergatitura nga gazetaret e "Pasdite ne Top Channel".

Prezantuese: Lira Burgija
Autore: Dalina Buzi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.