12:23 Serial "Kenedite" R
14:05 Serial "Nikita" R
Programi i plote
PUBLICITET
"Fiks fare" është nje program i gazetarisë, nje emision kritik dhe problemor, i cili nepermjet humorit dhe satires denoncon dukuri negative te jetes sone si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtareve, shkeljen e te drejtave te njeriut etj.
Ne hapesiren gazetareske te "Fiks fare" perpos gazetarisë se mirëfilltë dhe investigimit, perfshihen shume gjini, nga me seriozet deri tek me clodheset, sic jane "Monitorimet". Ne gamen e gjere te emisionit jane edhe zbavitja e komponentë te shumtë artistikë si aktrimi i drejtuesve, performimet e balerinave, skenografia, ndriçimi dhe efektet audio.

"Fiks Fare" nisi transmetimin ne 19 dhjetor 2002. Eshte i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske.
"Fiks Fare" u krijua si nje domosdoshmeri e mungeses se emisioneve te ketij lloji ne mediat tona, per te kontribuar sadopak ne zgjedhjen e halleve dhe problemeve qe perballon vendi ne kete tranzicion te gjate.

"Fiks fare" lindi dhe u be I njohur si nje emision i pandikuar nga politika e dites dhe klanet zyrtare, duke u shnderruar dalengadale ne nje opozite reale ne Shqiperi. Në objektiv "goditjeje", kanë qenë që nga Kryeministri e deri te struktura të tjera qeverisëse dhe administrative

Perballja e Fiks-it me zyrtaret e korruptuar , me premtime qeveritare te parealizuara, me korrupsionin ne te gjitha nivelet e administrates shteterore , me trafikante dhe hajdute, shpesh eshte e ashper deri ne dhunen fizike dhe psikologjike qe ushtrohet ndaj gazetareve dhe operatoreve te ketij emisioni.

"Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme te medha, te cilat kane ndikuar jo vetem ne opinionin publik shqiptar, por edhe ne sektore te caktuar, duke I vene ne levizje dhe duke dhene zgjidhje.

"Fiks fare" sot funksionon si nje institucion ku njerezit denoncojne te gjitha padrejtesite qe u behen dhe ku rrefejne problemet e tyre.

Drejtor: Filip Cakuli
Prezantues: Saimir Kodra, Gent Pjetri

Adrese kontakti: fiksfare@top-channel.tv
Kutia postare: Fiks fare 2943 Tirane
Telefon: 0693333313
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.