20:45 "Portokalli"
22:40 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET

Top Channel është një televizion kombëtar i pavarur, sinjali i të cilit shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Top Channel është i pranishëm me sinjalin e tij në të gjithë Europën, përmes platformës Digitalb si edhe në Amerikën Veriore permes 2 platformave IPTV, TVALB dhe Shqip TV.

Top Channel u themelua nga Presidenti i ndjerë i Top Media, zoti Dritan Hoxha në 30 korrik 2001, duke patur që në fillim të tij, një objektiv të qartë, për të qenë televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim, edukim. Një synim që Top Channel është përpjekur ta realizojë ditë pas dite, me profesionalizëm dhe cilësi, çka ka bërë që televizioni të konsiderohet nga të gjithë tashmë si media më e madhe, më e rëndësishme dhe me e ndjekur në vend dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Nisur nga cilësia e lartë e programeve informative, argëtuese dhe edukuese, shumë shpejt nga data e krijimit të tij Top Channel fitoi betejën me konkurrencën duke thithur audiencën shqiptare. Që në vitin 2003, një anketim serioz e radhiti Top Channel të parin, me shikueshmërinë më të lartë në vend, ndërkohë sipas një kërkimi të agjencisë IPSOS në vitin 2011, Top Channel është ekrani lider në treg. 

Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 20 dhjetor 2001 dhe në vetëm pak muaj arriti që përmes stafit të krijuesve e gazetarëve, teknologjisë së re dhe ideve inovative të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët. 

Në 15 shtator të vitit 2003, Top Channel arriti mbulimin e plotë me sinjal të territorit të Shqipërisë, si dhe te gjithë kontinentit të Evropës në satelitin Eutelsat W2, ndërsa në 15 dhjetor 2004, Top Channel e realizoi këtë mbulim nëpërmjet platformës DigitAlb. Në datë 15 gusht 2005, Top Channel mbuloi me sinjalin e vet Amerikën dhe Kanadanë. Në mars të vitit 2006, Top Channel hapi zyrën e saj në Kosovë dhe në qershor te vitit 2008 hapi zyrën e saj në Shkup. 

Në datë 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet ne teknologjine HD, me finalen e ‘Top Fest 6’, duke u bërë televizioni i parë në Shqipëri dhe rajon që solli këtë risi. 

Që në fillim të transmetimeve të tij, Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve te te gjitha zhanreve, per te gjitha grupe moshat.

Programe e Talk Show Politike dhe të aktualitetit: “Fiks Fare”, “Shqip”, “Top Story”, “Ora 0”, "Poker", etj. Te parat e te vetmet programe ku aplikohet gazetaria investigative, ku te ftuarit bejne diferencen dhe jane tribuna kryesore politike nga ku gjenerohet debat, perballje, lajm e ide.

Talk show: “Top Show”, “Pasdite ne Top Channel”, “Déjà vu”, "Wake Up", “Kush e ngriti flamurin”, etj. Programe ku temat kane shtrirje ne kohe e ne analize, ku ceshtjet e dites diskutohen nga kendveshtrimi i publikut te thjeshte ku te gjitha shtresat e shoqerise jane te ftuara te shprehen, ku vleresohen me shume personalitetet e kombit, gjithnje duke bashkebiseduar dhe u argetuar se bashku.

Talent show: “Top Fest”, “The Voice of Albania”, “Ti Vlen”, “Albania Got Talent”, “Super Model of the World”, “Ethet”, “Pole Position”, “Shtojzovalle”, etj. Show mbareshqiptar, mbeshtetur ne formatet me te suksesshem ne bote, ku promovohen talente nga te gjitha trevat shqiptare, ku cdo njeri i zakonshem mund te gdhihet i jashtezakonshem duke bere realitet endrren e jetes se tij, prodhuar me standarte te padiskutueshme bashkekohore ku adrenalina e argetimi arrijne majat e saj.

Show argëtues: “Portokalli”, “Big Brother”, “Një mijë e një PSE”, “E Diell”, etj. Show te permasave te medha, secila unike ne zhanrin e vet ku maratona e argetimit nuk ndalet sezone pas sezoni, ngjyra e vetme humorit me aktoret me popullor, ku shpalosen personazhe te zakonshem dhe V.I.P, ngjarje te perditshme… ndonjehere 24 ore ne 24 ore nen vezhgim te kamerave, me histori jetesore emocionuese; por here tjeter duke ballafaquar bote sa te perbashketa aq dhe te vecante, te rriturit perballe femijeve qe pyesin me naivitetin e tyre… Mbi te gjitha, histori njerezore, shume te qeshura, kenge, balet, lojra, emocione, surpriza… cdo gje qe mund te deshironi, e perjetoni vetem tek ato.  

Reportazhe e Dokumentarë: “Jashte Bulevardit”, “Exclusive”, “Rrugëtim”, “Shqiperia Tjeter”, "Shqipëria, 100 vjet pavarësi, 100 vjet shtet", etj. Nje pasqyrim ekskluziv i jetes shqiptare dhe problemeve te saj, nje rrugetim i gjate per ta njohur me shume, per ta dashur me shume, nje Shqiperi me te dyja anet e medaljes, portretizime te figurave te saj, historia e vendit tone nepermjet zerave profesioniste te historianeve me kendveshtrime te reja e fakte te panjohura… Shqiperia jone ne cikle te suksesshem dokumentaresh e reportazhesh…

Sport: “Procesi Sportiv”, “MotoGP”, “Formula 1”, “Tour de France”, Kampionati Europian, Kampionati Boteror, Premier League, Premiera Division. Nje transmetim profesional i garave te medha te sportit, me komentimin me informativ e zbavites, shoqeruar me show te analizave profesionale, me te ftuar specialiste dhe te fushave te tjera.  

Game Show & Quiz show: “100 Milionë”, “7 per 7000”, “Kape Kohën”, “Tjetri”, "Dua Vendin Tim". Show me te suksesshem ne bote, te gjitha mbeshtetur ne formatet me te shitura, blere nga kompanite me te medha te tyre si Endemol, Talpa, etj. Gara te dijes e te mprehtesise, te lojrave, te mendjes, te argetimit, ku mund te luash vetem, ne cift, ne ekip, por edhe ku mund te fitohen para.

Seriale dhe sit-com: “Komuna e Parisit”, “Ne kerkim te kujt!!!” Seriale e sitcom per jeten shqiptare te diteve tona, per problemet qe jetojme, me aktoret me ne ze te vendit, me regjisoret profesioniste te ekranit.
 
Top Channel, transmetuesi me i madh i te gjithe prodhimeve me te mira dhe me te fundit boterore (filma, seriale, formate), vleresuar nga kritika dhe me audiencat me te larta nga kompanite me te njohura si NBC/Universal, Warner Bros., BBC Worldwide, ABC/Disney, Endemol, Talpa, Fremantle Media, Paramount, FOA, ITV, 20th Century Fox, HBO, Mediaset, Raitrade, etj.


Top Channel
 është televizioni kryesor në Shqipëri për saktësinë e lajmeve të orës së fundit dhe lidhjeve të drejtperdrejta të ngjarjeve më të rendësishme të vendit, me edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni dhe kudo ku shqiptaret jetojne ne bote.
Top Channel, burimi kryesor i informacionit për të gjithë shqiptarët.

Referuar te gjithë pyetesorëve se cili është burimi i tyre i informacionit, mbi 70% e shikuesve ndjekin Top Channel. Këto pyetesore janë bërë nga kompani prestigjoze si Zogby International etj.

Dhe kjo vetem sepse motoja jonë është besimi: ne jemi te pavarur, te paanshëm dhe të ndershëm, pasi në qendër te gjithçkaje që ne bëjmë qëndron publiku dhe vetëm interesat e tij.

Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.