Lajme

Kë përzgjodhën 4 trajnerët në Natën e Tretë të Betejave?

Ekipi Almës: Ilger Alliu Ekipi Jonidës: Ardiana Mehmeti, Françeska Hoxha, Kaltrina Etemi (e blerë nga skuadra e Sidritit) Ekipi Gencit: Ernesa Surdulli, Sergio Hajdini, Dea Grajqevci Ekipi Sidritit: Ana Bakaj Në përfundim, 4 trajnerët, nga 14 konkurentë zgjodhën 7. Ndërsa, njëra prej konkurenteve të Sidritit, Kaltrina, u shpëtua nga Jonida. Javën e ardhshme mbyllet sfida…

Dea Grajqevci VS Ledian Huna – Trajner: Genc Salihu

Një sfidë e fortë dhe një vendim i vëshirë për Gencin. Kështu mund të përkufizohet dueti që ai nxorri në skenë në një përballje fantastike mes 19-vjeçares nga Prishtina, Dea Grajqevci dhe 22-vjeçarit nga Tirana, Ledian Huna. Emocione, performancë. Një duel që pati gjithçka. Por Genci vendosi të zgjedhë Dean, për në fazën tjetër të…

Françeska Hoxhaj VS Orges Dhima – Trajner: Jonida Maliqi

Jonida vuri përballë njëri-tjetrit nga skuadra e saj, dy 18-vjeçarë, Françeska Hoxha nga Vlora dhe Orges Dhima nga Skrapari. Një përballje stilesh, e performance fantastike në skenë. Por Orgesi nuk mundi t’ia dalë në këtë përballje. Jonida zgjodhi të vijojë me  Françeskën, duke lënë pas, jo pa keqardhje, Orgesin.

Jonida Maliqi ‘blen’ Kaltrinën

A ishin këto minutat e fundit në ‘The Voice’ për Kaltrinën? Përgjigja është jo. Këtë natë është Jonida që bën blerjen e saj. Ajo shtypi butonin dhe e ‘bleu’ Kaltrinën nga skuadra e Sidritit për në skuadrën e saj, duke i dhënë një shans të ri asaj, për në fazat e tjera të ‘The Voice’.

Kaltrina Etemi VS Ana Bakaj – Trajner: Sidrit Bejleri

Një duel jo vetëm zërash, por edhe temperamentesh mund të vlerësohet dueli i dy vokalisteve të ekipit të Sidritit. Ai vuri përballë 22-vjeçaren nga Tetova, Kaltrina Etemi dhe 17-vjeçaren nga Tirana, Ana Bakaj. Një duet që çoi peshë publikun dhe fali shumë emocione. Por nga ky duel e fituar doli Ana. Ajo ishte zgjedhja e…

Argita Baci VS Ilger Alliu – Trajnere: Alma Bektashi

Për Almën nuk ka qenë e lehtë të përballë në betejë, 22-vjeçaren nga Tirana, Argita Baçi dhe djaloshin 18-vjeçar nga Bulqiza, Ilger Alliu. Por kur kërkon më të mirët, Alma nuk ngurron të përballë më të mirët. Një sfidë e vërtetë ishte ky duel, por në fund të përballjes Alma vendosi të zgjedhë Ilgerin. Një…

Erlisa Shena VS Sergio Hajdini – Trajner: Genc Salihu

Ka qenë sërish skuadra e Gencit që ka pushtuar ringun e ‘The Voice’. Këtë radhë beteja ishte mes Erlisa Shenajt, 24-vjeçare nga Tirana dhe Sergio Hajdinit, 23-vjeçarit nga Vlora. Një përballje shumë emocionuese, ku asgjë nuk ishte e qartë deri në sekondat e fundit se kush do të ishte fituesi. Por Genci, jo pa vështirësi,…

Ardiana Mehmeti VS Rodolf Byku – Trajnere: Jonida Maliqi

Një përballje klasike zërash fantastikë. Kështu mund të përkufizohet zgjedhja e Jonidës, për të vënë përballë njëri-tjetrit, 17-vjeçaren nga Mitrovica, Ardiana Mehmeti dhe 19 vjeçarin nga Durrësi, Rodolf Byku. Por në fund të performancës, vajza që studion për piano ka mundur të triumfojë mbi studentin e frengjishtes. Jonida zgjodhi Ardianën. Trajnerët nuk shtypën butonat për…

Ernesa Surdulli VS Qëndresa Gashi – Trajner: Genc Salihu

Ernesa Surdulli, 16 vjeçarja nga Gjilani dhe Qëndresa Gashi, 19 vjeçarja nga Prishtina nga skuadra e Gencit, ngritën siparin e përballjeve në këtë mbrëmje. Një përballje fantastike mes dy vajzave, të cilat çdo secondë në skenë dhanë më të mirën e tyre. Por Ernesa ishte zgjedhja e Gencit. Ndërsa për Qëndresën gjithçka në ‘The Voice’…

‘The Voice of Albania 5’, nata e tretë e betejave të mëdha

Betejat e mëdha mes konkurentëve në “The Voice of Albania 5” sapo kanë startuar në këtë natë të tretë, të përballjeve të forta, në ekranin e Top Channel, nën moderimin e një prej prezantuesve më spektakolarë të spektakleve muzikore, Ledion Liço. Të 4 trajnerët, Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Sidrit Bejleri dhe Genc Salihu, gjenden sërish…

Video