TOP FEST

Top Fest, festival i muzikës moderne shqiptare ka nisur  ne vitin 2004. Festivali është  një eveniment, i cili i jep mbështetje artisteve te afirmuar te muzikës shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Malin e Zi, dhe diaspore.

Ne Top Fest jane prezantuar kryesisht kengetare  te rinj te muzikës moderne. Kengetare dhe grupe qe jane prezantuar per here te pare ne  Top Fest jane: Stine, Grupi Asgje Sikur Dielli, Adrian Gaxha, Indrit Mesiti, Grupi Kthejllu, Alban Skenderaj, Nora Istrefi, Blero, Big Mama, Shpat Kasapi, Vesa Luma, Linda Halimi, Flaka Krelani, Tuna, Valon Shehu, NRG band, Zanfina Ismajli, Malda Susuri, Big Basta, Grupi XXL, Anxhelina Hadergjonaj.

Pervec promovimit  te artisteve te rinj, ne Top Fest ne keto  tete edicione kane qene pjesmarres edhe artiste te njohur te muzikes se lehte shqiptare, ku mund te permenden: Manjola Nallbani, Jonida Maliqi, Mefarete Laze, Mariza Ikonomi, Eliza Hoxha, Grupi Humus, Grupi Troja, Besa.

Objektivat e festivalit jane promovimi i muzikes moderne shqiptare, mbeshteja e artisteve te rinj, qe duan te marrin pjese ne kete event dhe nxitja e krijmtarise se muzikes moderne.

Struktura e festivalit
Ne fazen e pare te konkurimit kengetaret bejne prezantimin e kenges se tyre, dhe kjo faze zgjat rreth 2 muaj, ku kendohet playback. Pas perfundimt te fazes se pare nga bordi drejtues i festivalit behet perzgjedhja e kengetareve per ne fazen e dyte gjysem finale. (shpjegim: fazat gjysme finale jane bere ne edicionin e shtate dhe tete ku eshte kenduar “live”)

Pas perfundimit te fazes gjysme finale kengetaret kandidohen ne kategorite e cmimeve te festivalit, cmime qe ndahen ne naten finale. Perpara fillimit  te nates finale, e cila ne tete edicionet eshte transmetuar live ne Top Channel, si dhe me pas ne kanalin My Music dhe Hd2 ne digitalb, eshte realizuar ne hyrje te salles se eventit "Tapeti i Kuq",  ku publiku dhe fansat e kengetareve kane bere foto dhe kane  takuar kengetarin ose grupin  e  preferuar.

Nata finale e festivalit eshte konceptuar  nje mbremje gala ku  ndahen cmime per pjesmarresit  ne kategori te ndryshme dhe cmimi i madh, “fituesi i festivalit”.

 

Artiste te njohur, por edhe te rinj jane vleresuar ne keto tete vite  me cmime ne kategori si kengetari i ri me i mire, kenga me e mire pop rock, kenga me e mire e rrymes alternative, kenga me e mire hip hop dhe rnb, kengetari me i mire mashkull, kengetarja me e mire femer, cmimi i Internetit, kenga me mire, interpretuesi me i mire, video me e mire, cmimi i Digitalb, cmimi Top Albania Radio dhe Cmimi i madh “Fituesi i festivalit”

 

Cmimi i madh ose “Fituesi i festivalit” nga edicioni i pare dhe deri ne edicionin e katert eshte percaktuar nga votimi i publikut, ndersa nga edicioni i peste deri ne edicionin e tete eshte percaktuar nga votimi i publikut bashke me  vleresimin e nje jurie profesioniste.

Nga edicioni i pare deri ne edicionin e gjashte, pjesmarresit kane kenduar me superpozim ne fazen e pare dhe ne mbremjen finale.  Ne gjashte edicionet e para, ne fazen e pare te prezantimit mesatarisht  ne cdo vit kane konkuruar rreth 250 kengetare dhe grupe muzikore, pervec dy edicioneve te fundit qe jane prezantuar 130 artiste.
Ne dy vitet e fundit perkatesisht, ne  edicionin e shtate dhe te tete, Top Fest prezantoi per here te pare kenget konkuruese te kenduara live, ku kengetaret jane shoqeruar ne gjysem finale dhe ne mbremjen finale nga orkestra e Top channel.

Kjo ishte nje sfide e madhe per  muziken moderne qe realizohet kohet e fundit dhe qe eshte shume me e nderlikuar ne raport midis  orkestres dhe teknologjise se perdorur per realizimin e kengeve.

Top Fest vazhdon prezantimin "live" te kengeve dhe ne kete menyre po i jep nje mundesi  artisteve shqiptare ne   rritjen e cilesise te prezantimit te tyre, duke i sherbyer edhe publikut shqiptar brenda dhe jasht vendit  ne  publikimin e  nje  krijimtarie te mire muzikore. Pervec atyre qe suksesin vazhdojne ta ngjisin, top fest vazhdon ende te kerkoje mes te rinjve talente reja.

Ky  festival eshte nje pasarele me kenge te rrymave te ndryshme, por edhe veshjet dhe performancat qe jane realizuar ne keto  tete edicione  kane sjelle  nje stil te vecante. Ajo qe mund te thuhet tashme  eshte se skena e top fest dhe kenget qe jane vleresuar me cmime kane qene ne sintoni perfekte me preferencat e  publikut.

Kenget  e “Top Fest ”te tete edicioneve  vazhdojne te transmetohen   ne programet muzikore ne valet e Top Albania Radios, My Music ne Digitalb dhe Radio My music.

Ne edicionin e pare te Top fest, e paraprinte nje emision tjeter ‘Poleposition”, emision per  talentet e reja ne kenge, kercim, aktrim. Drejtues i emisionit Poleposition ka qene Olti Xhezo.Stafi perzgjedhes dhe trainues i pjesmarresve :Kozeta Bakiu, Robert Radoja, Alfred Trebicka, Vikena Kamenica, Ema Andrea, Elona Nallbani. Pjesmarres dhe fiues ne kete talent show ka qene Gresa Gjoceraj, pjesamrres dhe finalist Ledion Lico.

 

 

Ne vitin 2004 (Edicioni i pare) 

Faza e pare e prezantimit te kengeve: Eshte prezantuar nga Evis Mula dhe Arbana Osmani.
Nata Finale : Eshte zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve: Eshte prezantuar nga Alban Dudushi dhe Arbana Osmani ne backstage ka prezantuar  Evis Mula.
Regjia skenike : Aldon Lipe
Regjia televizive dhe drejtues artistik i festivalit: Bojken Lako
Skenografia : Fatmir Minga
Fituesi : Stine ft Abi –  Lady lady


Ne vitin 2005 (Edicioni i dyte) 

Faza e pare e prezantimit te kengeve: Eshte prezantuar nga Arbana Osmani.
Nata Finale : Eshte zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve: Eshte prezantuar nga Alban Dudushi dhe Arbana Osmani (ne backstage Jonida Vokshi)
Regjia televizive dhe drejtues artistik i festivalit: Bojken Lako
Skenografia : Fatmir Minga
Fituesi : Alban Skenderaj – Vetem ty


Ne vitin 2006 (Edicioni i trete) 

Faza e pare e prezantimit te kengeve: Eshte prezantuar nga Arbana Osmani, Ledion Lico dhe Xhemi Shehu.
Nata Finale : Eshte zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve: Eshte prezantuar nga Alban Dudushi dhe Arbana Osmani (ne backstage Xhemi Shehu dhe Ledion Lico)
Regjia televizive dhe drejtues artistik i festivalit: Bojken Lako
Skenografia : Fatmir Minga
Fituesi : Alban Skenderaj ft Kthejllu – Dicka


Ne vitin 2007 (Edicioni i katert) 

Faza e pare e prezantimit te kengeve: Eshte prezantuar nga Arbana Osmani dhe Ledion Lico.
Nata Finale : Eshte zhvilluar n Pallatin e Kongreseve: Eshte prezantuar nga Arbana Osmani dhe Alban Dudushi dhe Ledion Lico 
Regjia televizive dhe drejtues artistik i festivalit: Bojken Lako
Skenografia : Fatmir Minga
Fituesi : Greta Koci  - Sa me lodhe


Ne vitin 2008 (Edicioni i peste) 

Faza e pare e prezantimit te kengeve: Eshte prezantuar nga Arbana Osmani.
Nata Finale : Eshte zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve: Eshte prezantuar nga Ledion Lico  dhe Arbana Osmani (ne backstage Albana Osmani dhe Stela )
Regjia televizive dhe drejtues artistik i festivalit: Bojken Lako
Skenografia : Fatmir Minga
Fituesi :  Besa Kokdhima   - Engjejt vrasin njelloj



Ne vitin 2009 (Edicioni i gjashte) 

Faza e pare e prezantimit te kengeve: Eshte prezantuar nga Albana Osmani.
Nata Finale : Eshte zhvilluar ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”: Eshte prezantuar nga Ledion Lico  dhe Albana Osmani.
Regjia televizive dhe drejtues artistik i festivalit: Bojken Lako
Skenografia : Fatmir Minga
Fituesi : Linda Halimi   - Enderroja


Ne vitin 2010 (Edicioni i shtate)

Faza e pare e prezantimit te kengeve: Eshte prezantuar nga Albana Osmani
Gjysme Finale : Kengetaret kane kenduar LIVE eshte transmetuar ne prime time dhe eshte prezantuar nga Ledion Lico dhe Albana Osmani.
Nata Finale : Eshte zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve: Eshte prezantuar nga Ledion Lico  dhe Albana Osmani.
Regjia televizive : Ergys Lubonja
Udheheqes muzikor : Dorian Gjoni
Skenografia : Fatmir Minga
Fituesi : Eneda Tarifa   - Me veten


Ne vitin 2011 (Edicioni i tete) 

Faza e pare e prezantimit te kengeve: Eshte prezantuar nga Marina Vjollca dhe Luana Vjollca.
Gjysme Finale : Kengetaret kane kenduar live dhe  eshte transmetuar ne prime time i prezantuar nga Ledion Lico. Programi quhej “Rewind” dhe ne kete program eshte diskutuar per muziken dhe kenget nder vite, ku kengetaret pjesmarres ne Top fest kane kenduar kenge ne vite dhe nje panel i te ftuareve kane  diskutuar. Gjithashtu jane kenduar dhe kenget konkuruese gjysemfinaliste.
Nata Finale : Eshte zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve: Eshte prezantuar nga Ledion Lico dhe Marina Vjollca, Luana Vjollca.
Regjia televizive : Ergys Lubonja
Udheheqes muzikor : Dorian Gjoni
Skenografia : Fatmir Minga
Fituesi : Elvana Gjata  

 




Top Fest © 2012 - Ndalohet riprodhimi i permbajtjes se kesaj faqeje pa autorizim me shkrim nga autori