Velina e “Fiks Fare” shpreh hapur pëlqimin për Sardi Strugajn, ai e surprizon në studion e “S’e Luan Topi”

09/12/2023 19:24

Velina e “Fiks Fare”, Marinela Bici, u surprizua nga Sardi Strugaj, artisti për të cilin ajo ka shprehur pëlqim.

Ajo u habit nga gjesti i këngëtarit, i cili me shaka tregoi gjendjen e lodhur pas provave dhe pyeti më pas velinën nëse mendimi ndryshon, pas pamjeve që vëzhgoi.

“Keni të ftuar një nga velinat që paska shprehur pëlqim për mua dhe këngët e mia. Unë se di nëse më ka parë ndonjëherë pas provave, në këtë gjendje, e nuk e di nëse do të më kishte prap fiksim”, tha Sardi gjatë video-mesazhit.

Marinela Bici e cila u ndje në siklet, u shpreh se ende ka të njëjtin mendim për artistin.

“Jam bërë me shumë turp tani. Faleminderit Sardi! Mendimi për të është përmirësuar. Na kishin paralajmëruar që këtu bënin surpriza, por Sardin nuk e prisja asnjëherë. Ishte shumë i pashëm. Ishte edhe më i pashëm nga afër. Ajo që më bëri më shumë të përmendja emrin është muzika e tij, por edhe si djalë është shumë i pashëm”, deklaroi ajo në programin “S’e Luan Topi”.

 

Top Channel