Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse

14/09/2011 10:10

Në ditën e fundit të qëndrimit në Tiranë shefi misionit të OSBE-ODIHR,
Jonathan Stonestreet theksoi domosdoshmërinë e një procesi reformues të
Kodit Zgjedhor, ku  palët politike duhet të ndërmarrin shumë hapa në
mënyrë që zgjedhjet të bëhen vërtetë për popullin.

Në një konferencë të shkurtër për mediat, Stonestreet u shpreh se në Tiranë procesi zgjedhor ishte i pazakontë për shkak të afërsisë së votave, por edhe sepse po ndodhte në një moment të tensionuar politik.

“Nuk dua të bëj një vlerësim pasi gjithcka ndodhet në qartësisht në raport. Procesi në Tiranë ishte i pazakontë pasi ishte një garë shumë e ngushtë dhe u zhvillua në një klimë të tensionuar politike. Nuk kemi c’të themi dicka ndryshe nga ajo që është thënë në raport. Reforma zgjedhore është serioze me një sërë cështjes të cilat duhen adresuar. Ajo që është më e rëndësishme është gjithpërfshirja e partive politike dhe institucioneve në ndërtimin e një besimi tek votuesit duke i rikthyer zgjedhjet në shërbim të votuesve dhe jo vetëm për partitë politike”, tha zyrtari.

Stonestreet ndryshe nga homologët e tij që kanë drejtuar zgjedhjet e shkuara në shqipëri të cilët me publikimin e raportit ka shënuar edhe mbylljen e misionit, ka shpjeguar ardhjen në Tiranë si një praktikë të re nga ODIHR.

“Vizita ime në Tiranë zhvillohet në kuadër të një praktike të re nga ODIHR që nuk është vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera  për të prezantuar raportin duke e diskutuar me zyrtarët. Vizita e ekipit të ODIHR është përshëndetur dhe vlerësuar nga autoritetet shqiptare dhe kjo është një shenjë pozitive”, tha Stonestreet.

Gjatë takimeve të Stonestreet me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptarë dhe partitë politike ai ka shprehur gadishmërinë e ODIHR-it në dhënie e asistencës në përmbushjen e 52 rekomandimeve të dala nga zhgjedhjet e 2009 tës dhe lokalet e 8 Majit.r të
dhënë një përgjigjje përfundimtare nëse zgjedhjet e 8 majit i plotësuan
standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët dhe përse fjala standard nuk
përmendet asnjëherë në raport, Jonathan Stonestreet i është përgjigjur
me evitimin e  fjalën ‘standard’ por duke përdorur fjalën ‘angazhim’.

“Në raportet tona ne i referohemi angazhimeve të OSBE-së. Në fakt në
disa pjesë të raportit ne disa herë e kemi shprehur se ku angazhimet
s’janë plotësuar. Ju keni të drejtë kur thoni se nuk ka një konkluzion
të përgjithshëm, i cili do të ishte si kryetitull i një gazete, por janë
konkluzione në të gjithë raportin për të cilat mendoj se duhen lexuar
me kujdes dhe shikoni ato aspekte se ku duhet bërë përmirësi e ndërmarrë
veprime konkrete”, tha Stonestreet.

Top Channel