Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave Një fotografi e realizuar nga Top Channel gjatë takimit dypalësh italo-shqiptar në Ministrinë e Jashtme në Romë, ka shkaktuar një tjetër front polemikash mes qeverisë dhe opozitës në Itali.
Në kuadrin e një takimi dypalësh italo-shqiptar në 21 tetor 2009, mes Franko Fratinit dhe Ilir Metës, në atë kohë shef i diplomacisë shqiptare, është fiksuar dhe një person i tretë.
Bëhet fjalë për Valter Lavitola, një biznesmen shumë pranë Silvio Berluskonit, i cili tani është larguar nga Italia dhe është i kërkuar nga drejtësia italiane, i akuzuar për deklarata të rreme dhe shantazh. Një personazh i errët që akuzohet se është paguar për të mbrojtur përpara gjykatësve kryeministrin Berluskoni nga akuzat për favorizim të prostitucionit.
Pak ditë përpara takimit ai ka kërkuar me çdo mënyrë që të prezantohet me Ilir Metën. Fillimisht Fratini deklaron se një takim i tillë nuk është kryer dhe se çështjet institucionale ai nuk i përzien me të tjera. Por fotografia e Top Channel dëshmon të kundërtën. Si pergjigje shefi i diplomacisë italiane deklaron se “në atë kohë Lavitola qe një njeri si gjithë të tjerët, në atë rast njihte më shumë ministrin shqiptar se sa mua”
Dhe në këtë qendrim opozita sheh çështje të turbullta dhe kërkon me forcë dorëheqjen e ministrit Fratini.
Pikërisht për këtë ngjarje shkruan edhe gazeta prestigjoze italiane “La Repubblica”, e cila në numrin e ditës së martë i rezervon faqen e parë dhe një analizë të gjatë fotos së publikuar nga Top Channel.
Top Channel