Erzeni, shkatërrim me konsensus

27/10/2011 00:00

Lumi Erzen vazhdon të shfrytëzohet bazuar vetëm mbi një kërkesë për leje
provizore nga ana e Ministrisë së Transporteve, drejtuar Ministrisë së
Mjedisit.

Edhe pse kerkesa nuk eshte miratuar, Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar, ka lejuar kompanite e inerteve, te kontraktuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, te shfrytezojne shtratin e ketij lumi. Nderkohe qe Ministria e Transporteve mohon te kete dijeni per kete ceshtje, duke kaluar pergjegjesine tek institucionet e tjera.

Procedura qe duhet te ndiqet ne rastet, kur kerkohet leje provizore, per shkak te veprave publike me rendesi te madhe kombetare, eshte parashtrimi prej atyre qe kerkojne shfrytezimin e nje kerkese zyrtare, të shoqeruar me nje studim gjeologjik. Pas kesaj kerkese, Ministria e Mjedisit kryen oponencen dhe vendos, nese duhet dhene apo jo leja e shfrytezimit.

Burime zyrtare në Ministrinë e Mjedisit kane deklaruar se deri me sot nuk ka asnje kerkese dhe asnje studim gjeologjik te paraqitur, pra per rjedhoje nuk ka edhe nje leje shrytezimi te dhene prej saj. Kjo leje shfrytezimi provizore nuk mund te miratohet edhe per arsye se eshte ende ne fuqi vendimi i qeverise i vitit 2006, qe ndalon shfrytezimin e ketij lumi.

Megjithese eshte ky vendim ne fuqi, vete qeveria ka lejuar shfrytezimin e Erzenit, bazuar ne arsyetimin se materialet e tij po perdoren per vepra publike me rendesi te madhe, sic eshte Unaza e Re e Tiranes.

Por burime jo zyrtare thone se edhe kompanite qe do te ndertojne rrugen Tirane-Elbasan do te shfrytezojne serish kete lume per te marre materiale ndertimi.

Ekspertët: Ndërtimi vetëm me zhavorr, jo cilësor

Mbushja e segmentit të Unazes se Madhe me zhavorrin e marre nga lumi Erzen, ul ne menyre te ndjeshme koston ekonomike, pasi materiali qe duhet te blihet nga guroret, merret pa pagese ne lume. Ekspertet pohojne se shtresa e zhavorrit ne ndertimin e tabanit te rruges eshte me e madhe dhe ajo perben zerin me te kushtueshem.

“Natyrisht është ajo shtresë që ka volumin më të madh të mbushjeve, njëkohësisht ka rëndësi edhe ku merret kjo mbushje. Shtresa e tabanit ka volum të madh dhe në tërësinë e rrugës përbën ndoshta koston më të lartë. Eshtë e domosdoshme që të gjitha shtresat të llogariten apo të përcaktohen në përputhje me kushtet konkrete të shfrytëzimit të kësaj rruge”, thotë dekani i Fakultetit të Gjeologjisë, Përparim Hoxha.

Nese per ndertimin e nje rruge perdoret vetem zhavorri i lumit, ekspertet thone se rruge nuk eshte e qendrueshme dhe shpejt do te krijohen carje te saj.

“Nëse zhavorrin e lëmë pa veshur, të jemi të bindur që jo vetëm faktorët atmosferikë por edhe forcat e fërkimit të gomave të automjeti do t’i spostojnë sepse ato janë të palidhura me njëra-tjetrën. Ai zhavorr do të dëmtohet. Ndaj duhet të ketë një sasi materiali lidhës dhe për ta lidhur këtë pjesë dhe për ta ruajtur këtë zhavorr, atëherë vendosim një shtresë veshje”, sqaron Hoxha.

Ne lumin Erzen veprojne dhjetera firma inertesh pa asnje leje dhe Policia Ndertimore nuk merr asnje mase. Inspektoriati i Mjedisit beri te ditur se jane gjobitur disa firma qe shfrytezojne ne menyre ilegale kete lume.

Ura në prag të shembjes

Gërmimet në shtratin e lumit Erzen janë duke rrezikuar shembjen e një ure, si dhe kanë shkaktuar dëme në disa banesa të zonës.

Shtrati i lumit Erzen po shfrytezohet nga firmat e inerteve gjate gjithe rrjedhes se tij pa asnje kriter. Banoret e fshatit Grumbllesh e kane te veshire te kalojne uren e zones, e cila eshte ne rrezik shembje.

Banoret tregojne se si pasoje e germimeve pa nderprerje ne shtratin e lumit, kembet e kesaj ure jane zhvendosur, dhe pusi i ujit ka dale jashte funksioni. Por demet jane me te medha, pasi sa here ka reshje, toka ne kufi te lumit peson shembje, duke ju afruar banesave dhe ndertesat prane jane te rrezikuara nga permbytjet.

Mesohet se Inspektoret e Mjedisit e kane gjobitur disa here kete firme, por ajo vazhdon e qete punen. Gjobat nuk mblidhen, pasi edhe Inspektoriati i Ndertimit nuk ka ndermarre asnjehere asnje veprim.

Top Channel