Këshilltarët socialistë përgënjeshtrojnë deklaratën publike të kryetarit
të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, se stafi i tij ka dhënë leje
shfrytëzimi për 124 objekte, të cilat së shpejti do të marrin dhe
hipotekat, duke përmbushur kështu premtimin elektoral të zotit Basha.

Sipas tyre nuk ka asnje leje shfrytezimi te dhene nga administrata e re, pasi te 124 objektet ishin pajisur nga administrata Rama me leje shfrytezimi, nderkohe qe kane qene ne pritje te hipotekimit ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme.

“Eshtë një mashtrim i madh publik, i cili është vërtetuar nga ne pasi disponojmë të gjitha dokumentat dhe faktet, që të gjitha objektet që deklaroi kryetari i emëruar e kanë marrë lejen e shfrytëzimit nga administrata e zotit Rama dhe këtë e provon në letrën e tij që i drejton kryeregjistruesit të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku i kërkon cilat nga objektet kanë marrë hipotekë që janë cuar nga bashkia e Tiranës në leje shfrytëzimi. Le të dalë ky kryetar bashkie dhe t’i thotë qytetarëve të Tiranës, një objekt, vetëm një, nga ato që ai i thotë që nuk kanë marrë lejen e shfrytëzimit. Le t’u bëjë publike listen e objekteve që ka pajisur me leje shfrytëzimi dhe t’u tregojë qytetarëve, se cili është mashtrimi i tij i madh, pasi ne disponojmë gjithashtu dhe të gjitha numrat e protokollit të korrespondencës së bashkisë së Tiranës, drejtuar hipotekës ne lidhje me të gjitha objektet që janë cuar me leje shfrytëzimi të pajisura nga administrata Rama”, tha kryetari i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Keshilltaret socialiste disponojne dokumentacion me numër protokolli te te gjithe subjekteve qe kane pasur lejen e shfrytezimit dhe presin qe te ballafaqojne listen e zotit Basha, nese ajo do t’u vihet ne dispozicion.

Ne fakt ne nje leter te zotit Basha drejtuar kryeregjistruesit,zotit Arben Qirjaqi thuhet se Drejtoria e Kontrollit te Zhvillimit Urbanistik ka perfunduar procesin e pajisjes me leje shfrytezimi dhe dergimin prane ZVRPP-së Tirane, per objektet me leje ndertimi te periudhes 2001 – 2009.

Bashkia kerkon informacion, se cilet nga objektet e kesaj liste jane hipotekuar nderkohe. Ne statistikat e bashkise rezultojne gjithsej 682 leje ndertimi, nga keto 267 jane pajisur me leje shfrytezimi, 51 jane ne proces, 43 rezultojne me ndërprerje procedurash, 99 kane aplikuar per legalizim dhe 223 te tjera nuk kane aplikuar per leje shfrytezimi.

Objektet e para te hipotekuara pritet te jene ato dosje qe ishin dorezuar me pare nga administra e ish-kryetarit Rama ne zyrat e hipotekes, te cilat nuk dihet nese kane qene penguar per arsye politike apo per shkelje proceduriale nga ana e ndertuesit.

Top Channel