Egjipt, Kajro “përmbytet” nga protestuesit

25/11/2011 13:50

Protestues në Kajro janë grumbulluar më të shumtë se kurrë të premten për një tjetër demonstrim madhor kundër regjimit ushtarak në vend, raportuan mediat ndërkombëtare.

Përfaqësimi masiv në këtë protestë është ndikuar edhe nga grumbullimet për lutjen e së premtes. Vala e protestave është përqendruar në kërkesat për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, të vendosura për të nisur të hënën.

Demonstrata e ditëve të fundit
janë më të fuqishmet që kanë ndodhur në vend, që prej rrëzimit të regjimit të presidentit Mubarak, në muajin shkurt.

Këshilli Suprem i Ushtrisë, i cili drejton vendin përkohësisht, është duke mbikqyrur kalimin tranzicionin në një qeveri civile. Pavarësisht paraqitjes së garancive nga ana e drejtuesve për përshpejtimin e procesit, demonstruesit dyshojnë se ushtarakët po përpiqen t’i rezervojnë vetes një vend të rëndësishëm në skenën politike të Egjiptit në të ardhmen.

Ndonëse situata në vend mbetet e paqartë, ai që pritet të jetë grupimi fitues i zgjedhjeve, Vëllazëria Muslimane, nuk ka marrë pjesë në protesta dhe ka bërë thirrje për qetësi në prag të zgjedhjeve.

Top Channel