Gjobat, sensibilizim për drejtuesit e mjeteve

11/01/2012 00:00

Dita e parë e hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat
konsistojnë në ashpërsimin e masave administrative ndaj disa shkeljeve
më problematike, është shoqëruar kryesisht me këshillimin dhe
sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve.

Ndonese nuk kane munguar aplikimet e gjobave te dyfishuara kryesisht per mosvenie te rripit te sigurimit dhe tejkalim te shpejtesise, patrullat e qarkullimit rrugor, por edhe oficeret ne kryqezimet kryesore kishin marre orientim qe krahas aplikimit te gjobave per shkelje, qe konsiderohen te rrezikshme per sigurine rrugore te keshillojne dhe sensibilizojne drejtuesit e mjeteve.

Keshtu qe ne diten e pare te hyrjes ne fuqi te ndryshimeve ne Kodin Rrugor eshte shenuar edhe gjoba e pare prej 40 mije lekësh per tejkalim shpejtesie. Nderkohe ne ndryshimet me te fundit jane parashikuar ashpersim te masave administrative dhe deri ne ndjekje penale, si per personat qe drejtojne mjete pa deshmine perkatese, ashtu edhe per ata persona qe u japin mjetin e tyre personave pe deshmi te drejtimit te automjetit. Per keto raste gjobat variojne nga 25 mije deri ne 100 mije leke te reja si dhe masa plotesuese, me bllokim mjeti, heqje patente si dhe ndjekje penale.

Kodi Rrugor, Burgaj apel qytetarëve

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dy ditë përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Rrugor, i është drejtuar qytetarëve me një mesazh, duke kërkuar zbatim rigoroz të tij, për të ulur nivelin e lartë të aksidenteve në vend.

Në prani të të gjithë drejtuesve të qarkullimit rrugor në vend, Burgaj u shpreh se, cdokush që has në mosveprim të punonjësit të policisë kur thyhen normat e këtij kodi, të denoncojë duke u siguruar reagim dhe ndëshkim të abuzuesve.

Sipas Burgajt, amendimet ne Kodin
Rrugor u bënë vetëm për rritjen e edukatës rrugore dhe parandalimin e
ngjarjeve aksidentale, nëpërmjet forcimit të masave ndëshkimore.

Sipas tij, për policinë masat e rrepta nuk do të kenë qëllim në
vetëvete ndëshkimin, por ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve.

Ndryshimet në Kodin Rrugor u kritikuan
para pak kohësh nga ekspertë të pavarur të sigurisë rrugore, të cilët
shprehën rezervat e tyre në vecanti për kapitullin ku flitet për gjobat.

Eksperti Gëzim Hoxha dekaroi për Top Channel se nuk mund të
vendosen gjoba të dyfishuara për shoferët, në një kohë që atyre nuk u
ofrohet një rrugë brenda parametrave si dhe një sinjalistikë e
zbatueshme.

Ndërsa drejtori i policisë rrugore, Vullnet Topalli, deklaroi në një intervistë për Top Channel se për të informuar qytetarët për ndryshimin e nivelit të gjobave, autoritetet shtetërore do të ndërmarrin një fushatë.

“Të gjitha detajet do të citohen nga punonjësit e policisë në lidhje
me drejtuesit e automjeteve që shkelin normat. Por do të kemi një
prononcim edhe në televizionet e vendit, që drejtuesit të njihen me
ndryshimet e fundit. Është njëfarë fushate sensibilizimi për drejtuesit e
automjeteve”, deklaroi Topalli. 

Top Channel