Vrasësi serial pranon krimet para Gjykatës 

31/03/2012 00:00

I braktisur nga të gjithë njerëzit e afërm, familjarë dhe miq,
44-vjeçari Viktor Gushi doli para Gjykatës së Shkallës së Parë, për një
sërë veprash penale, që nisin që nga grabitja me dhunë me pasojë vdekjen,
grabitje me dhunë me pasojë vrasjen e mbetur në tentativë, si dhe
grabitje të mbetur në tentativë.

44-vjeçari Viktor Gushi shprehu pendesë para gjyqtares Fida Osmani, sepse sipas tij ai nuk nisej me qellim te keq dhe per te bere keq, por vetem sepse i duheshin parate. Pas terheqjes se trupes gjyqsore per te dhene nje vendim, pyetjes se Top Channel se perse ai grabiste , 44-vjeçari iu pergjigj” vidhja per nje jete me te mire. Une humba gjithcka ne Greqi”.

I veshur keq dhe me nje pamje gjakftohte Viktor Gushi i qendroi para gjykates te gjitha deklarimeve qe kishte dhene ne polici. Ne rrefimin e tij para oficereve te policise 44-vjeçari nga Patosi ka treguar se ai jo vetem ishte autor i grabitjes se mbetur ne tentative i NBG Bank, ku mbeti e vrare Eleonora Kaloçi dhe u plagos roja i bankes, por se ishte autor edhe i vrasjes se argjendarit Rrapo Sinanaj, me nje total prej 16 ngjarjesh. Por burime te grupit hetimor pohuan per Top Channel se i kane kerkuar nje dite me pare Mjekesise Ligjore te egzaminoje tipin e tij per te percaktuar nese ai vuan apo jo nga çrregullime mendore dhe nese ai rezulton apo jo perdorues i lendeve narkotike. Pavaresisht se vete ai ka deklaruar si defekt te tij, vetem faktin qe luante lloto dhe ne kazino dhe parate qe grabiste i linte pikerisht aty. Ndersa siç ai eshte rrefyer vete, per leke xhepi nuk grabiste banka, por arkat e Ujesjellesit dhe Postes.

Kush eshte Viktor Gushi?

Viktor Gushi vjen nga nje familje e komunitetit vlleh, e cila ka dy djem dhe dy vajza, mes te cileve edhe 44-vjeçari. Policia raporton se familja e tij jeton ne kushte modeste dhe nuk ka qene ndonjehere me probleme per rendin, nderkohe qe i ati i tij ka qene punetor ne Uzines Mekanike te Patosit.

Ai qe tashme ka nofken njeriu i te premtes duke qene se grabiste pikerisht kete dite ka arsim tetevjecar. Ai njihet si nje lojtar kazionish dhe bixhozi. Ne moshen 22 vjec, kur ishte ne sherbim ushtarak, ende pa rene diktatura, ne vitin 1989 Viktor Gushi u arratis nga Shqiperia. Ai u nis nga Erseka drejt Greqise dhe pas disa muajsh gjeti pune ne Athine ne nje dyqan duralumini.

Qendroi ne kete pune deri ne vitin 1992, nderkohe qe ne kete vit raportohet se u kthye ne Patos, ku qendroi deri ne vitin 1996. Gjate kesaj kohe ai filloi pune ne nje bilardo dhe u martua. Por kjo nuk zgjati shume kohe dhe ai u  divorcua.  Ne vitin 1997, policia thote se Viktor Gushi u rikthye serish ne Greqi. Ne vitin 2000 ai u arrestua pasi ne banesen e tij u gjend droge. Per kete çeshtje ai u denua me 15 vjet heqje lirie, por perfitoi ulje denimi duke vuajtur pese vjet burg.

Greqia e shpalli person te padeshirueshem dhe e deboi ne 2005-en, kohe ne te cilen ai u kthye ne Shqiperi. Ne kete periudhe atij i vdiq i ati, njeriu me te cilin Viktori besohet se ka patur raportin me te ngushte. Ai la Patosin dhe erdhi ne kryeqytet, ku filloi pune pas disa muajsh si pergjegjes ne nje firme hidrosanitare ne Kombinat. Por pas disa kohesh kohesh, pronari e kallëzoi ate per vjedhje, çka solli me pas edhe arrestimin e tij dhe denimin me tre muaj heqje lirie. Pasi doli nga burgu ai shiti shtepine ne Patos, nderkohe qe i hyri bixhozit dhe lojrave te tjera te fatit. Qe nga 2005 e deri me sot ai raportohet si nje person qe linte shuma te konsiderueshme ne lojra fati dhe qe serish nuk hiqte dore prej tyre. Shuma me e madhe qe ai ka grabitur ne nje Banke ne Shqiperi eshte nente mije euro.

Top Channel