07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Obama, asnjë koment për disidentin kinez
01/05/2012 08:15

Obama, asnjë koment për disidentin kinez
Presidenti amerikan Barack Obama ka refuzuar të komentojë ngjarjen në lidhje me Chen Guangcheng, disidenti kinez që thuhet se ndodhet në ambasadën amerikane në Pekin, pasi u arratis nga arresti i shtëpisë.

Zoti Obama tha në një konferencë për shtyp se ishte në dijeni të lajmeve të publikuara nga shtypi mbi këtë çështje, por nuk bëri asnjë koment në lidhje me të.

Hillary Clinton, e cila pritet të vizitojë Pekinin më vonë gjatë javës, refuzoi gjithashtu të bënte komente, por nënvizoi se me autoritetet kineze do të diskutojë për një sërë çështjesh.

Aktivistët deklarojnë se zoti Chen hyri në ambasadën amerikane në Pekin më herët gjatë muajit, pasi u arratis nga shtëpia e tij. Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në bisedime për fatin e tij.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland konfirmoi se një zyrtar i vjetër amerikan, Kurt Campbell, ka udhëtuar për në Pekin, por refuzoi të saktësonte nëse ai ishte nisur posaçërisht për këtë çështje.

Zoti Campbell, vizita e të cilit nuk ishte e programuar, mendohet se do të bisedojë mbi çështjen delikate me autoritetet kineze.

Korrespondenti i BBC në Uashington deklaron se një nga opsionet në tryezën e bisedimeve është që zoti Chen të shkojë në ekzil, por nga ana tjetër thuhet se ai nuk është i prerë për një gjë të tillë. Zonja Nuland tha se vizita e zotit Campbell ishte për të përgatitur vizitën e zonjës Clinton, ditën e mërkurë.

Si ajo ashtu edhe sekretari i Thesarit Timothy Geithner do të shkojnë në Pekin për dialogun vjetor strategjiko-ekonomik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që këtë herë duket se do të mbulohet nga çështja e zotit Chen.
/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Obama, asnjë koment për disidentin kinez
Majko: “Lufta ime” për Kosovën
Ish-kryeministri rrëfen edhe për përplasjet me disa kancelari europiane
Pranga gjyqtarit të Pogradecit
Imami: Jo trafik droge në qeverisjen e PD
Beteja për fondet e BE-së?
Protestë e naftëtarëve të Ballshit
Eksodi i Rexhep Qoses 15 vjet më parë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Siria, Lindja e Mesme, Aksidente rrugore, Xhihadizmi, Arsimi, Vrasja ne burg
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.