Rama: Vendi në kaos, qeveria e shthurur

04/09/2012 00:00

Degradimi i qeverisjes, sipas kryesocialistit Edi Rama, deri në pikën e
indiferentizmit të plotë përballë zjarreve që po shkrumbojnë pyjet dhe
krimeve që kanë kapur shifra alarmante janë tregues të shpërfytyrimit
total që ka pësuar drejtimi i vendit.

“Edhe zjarret në Shqipëri i ndez opozita edhe krimet në Shqipëri i kryen opozita sipas logjikës së kësaj qeverie të dështuar që po e falimenton Shqipërinë. Vetëm në tre muajt e fundit janë vrarë, plagosur apo gjymtuar në rrugët pa standarde dhe as rend publik që inauguron Saliu, më shumë njerëz se në Irak apo Afganistan marrë së bashku”, tha Rama.

Duke iu referuar qendrimit kunder te mazhorances per amendamentet e ofruara, kryesocialisti Rama theksoi se ky eshte tregues i nje mentaliteti qeverises diktatorial, qe synon te kontrolloje gjithçka dhe gjithekend. Sipas zotit Rama pozicioni i PS-së eshte me shume se i qarte ne mbeshtetje te heqjes se imuniteteve pas diskutimit te paketes qe synon sipas tij t’i jape fuqi me te madhe zgjedhesve duke garantuar edhe nje sistem drejtesie te pavarur.

“Në fund të fundit ne nuk kemi pritur dhe nuk presim që pala tjetër të ngrejë dorën dhe të votojë pro këtyre ndryshimeve. E dini pse? Sepse ne nuk presim që pala tjetër të dëshmojë se ne jemi njësoj. Ne nuk jemi njësoj. këto propozime tregojnë qartë se kush jemi ne, në raport me shtetin me drejtësinë dhe çfarë duam ne të ndërtojmë sot në opozitë dhe nesër në qeveri”, tha Rama.

Kreu i PS u ndal tek propozimi i perzgjedhjes se gjyqtareve te larte dhe atyre kushtetues, si dhe Prokurores se Pergjithshme ne kuvend me 3/5 e votave, çka sipas tij, nuk eshte nje teke e propozuar nga PS-ja apo aq me pak Kushtetuta e sundimit te pakicës siç e cilëson Kryeministri.

“Ne jemi frymëzuar për këtë propozim nga Kushtetutat e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, jo disave, të gjitha vende të Bashkimit Europian që gjyqtarët e lartë të Gjykatës Kushtetuese t’i zgjedhim nëpërmjet parlament. Por kjo do të thotë drejtësi e pavarur dhe gjyqtarë të aftë moralisht që të gjykojnë edhe politikanët. Kjo e bën qeverinë normal të ndihet e kërcënuar nga mundësia e gjykimeve të drejta për bëmat e saj të paligjshme”, tha Rama.

Dialog ne çdo zone te Shqiperise, tha lideri i opozites, deri diten e zgjedhjeve duke i dhene dhe prezantuar shqiptareve programin e Partise Socialiste, si alternativa qe sipas zotit Rama do te ndryshoje fytyren e vendit.

“Do dialogojmë me shqiptarët për zgjedhjen që duhet bërë pas 10 muajsh, mes taksimit të ndershëm dhe taksës së sheshtë, mes punësimit real dhe rritjes së papunësisë, mes një fshati shqiptar që prodhon dhe shet për të jetuar normalisht dhe fshatit të braktisur në fatit e vet nga qeveria; mes një shërbimi shëndetësor sipas nevojës së secilit dhe jo sipas xhepit, mes një arsimimi të mirë dhe jo në një arsimim të diplomave pa vlerë”, tha Rama.

Top Channel