Kontroll proçesit që la të lirë vrasësin

14/09/2012 00:00

Në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës të premten kanë zbarkuar përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë për të ndjekur rregullsinë e proçesit gjyqësor dhe të arsyetimit të vendimit të dhënë nga trupi gjykues që la të lirë Ilir Xhakjan, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje.

Në vendimin e treshes së gjyqtarëve Tabaku, Gjura dhe Hysi, shtetasi Ilir Xhakja është shpallur i pafajshëm për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, duke arsyetuar se nuk provohet që i pandehuri ta ketë kryer veprën për të cilën akuzohet.

Po kjo trupë, e kryesuar nga gjyqtari Neritan Tabaku, vendosi pushimin e çështjes penale përsa i përket akuzës së mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve, duke çuar në lirimin në sallën e gjyqit të shtetasit Xhakja, i cili mbrëmjen e së enjtes kreu vrasjen e radhës.

Përveç Ministrisë së Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si organ i pavarur nga pushteti ekzekutiv, ka nisur verifikimet për veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga Gjykata e Lartë dhe ajo e rrethit gjyqësor Durrës në ngarkim të personit të akuzuar si autor i vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut.

Gjykata bllokoi edhe apelimin

Pas vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj, i dyshuari kryesor i të cilës
është Ilir Xhakja, dalin ne drite fakte të tjera tronditëse. Vendimi qe i dha atij pafajesine ne Shkallen e Pare te Gjykates Durres, nga gjykatesi Neritan Tabaku, ende nuk eshte zbardhur, edhe pse eshte marre qe prej me shume se nje vit e shtate muaj ndonese kane kaluar te gjitha afatet e arsyeshme ligjore.

Per pasoje shqyrtimi i kesaj çështjeje ende nuk ka nisur ne Gjykaten e Apelit, per shkak te mos disponimit te vendimit te zbardhur, nderkohe qe Top Channel ka siguruar ne rruge jo zyrtare ankimin e prokurorit ne apel si dhe kerkesen e Prokurorise gjate gjykimit te Ilir Xhakjes per te cilin kerkohej 25 vjet burg per akuzen e vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe armembjatjes pa leje.

Fakti i moszbardhjes se vendimit qe nga shkurti 2011 konfirmohet zyrtarisht edhe nga Prokuroria e Pergjithshme. I kontaktuar ne telefon nga Top Channel per te saktesuar keto te dhena, keshilltari per mediat Plator Nesturi deklaroi se se fundmi çështja ndaj Ilir Xhakjes eshte gjykuar nga Gjykata e Durresit dhe prokurori ka kerkuar 25 vjet burgim.

Pas vendimi te gjykates per pafajesine e t’i shtoi zoti Nesturi, Prokuroria e Durresit ka bere ankim per kete vendim ne daten 18 shkurt 2011 dhe ne jemi ende ne pritje te veprimeve qe do kryeje Gjykata e Apelit. Per dijeni sqaron keshilltari Nesturi, ankimi eshte bere pa patur nje vendim te zbardhur per çeshtje te afateve, megjithese vendimi nuk ishte zbardhur.

Kete vendim ende nuk e disponojme mbylli shpjegimin e tij per Top Channel, keshilltari i Prokurorise se Përgjithshme. Ilir Xhakja sipas dokumentave qe Top Channel disponon eshte shpallur fillimisht fajtor nga Krimet e Rende dhe eshte denuar me 21 vjet burg per vrasjen e shtetasit Qerim Maloku.

Ky vendim ishte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe eshte prishur ne vitin 2009 nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte me argumentimin se kjo akuze qe i atribuohet te pandehurit sipas ligjeve ne fuqi nuk eshte ne kompetence te Krimeve te Renda, por e Gjykates se Rrethit.

Pasi ceshtja eshte rishqyrtuar ne shkallen e pare ne Durres nga gjykatesi Neritan Tabaku, ai i ka pushuar akuzat e tjere duke lene vetem ate te armembajtjes pa leje dhe e ka denuar me kohen e paraburgimit e duke urdheruar lirimin e menjehershem nga burgu.

Top Channel