Nën akuzat për vrasje për shkak të cilësive të veçanta, të 
kryekomisarit Adem Tahiraj, vrasjen e mbetur në tentativë të 67-vjeçares
Lena Ndokaj, kundërshtimit të forcave të policisë dhe armëmbajtjes pa
leje, Ilir Xhakja ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Renda ku dhe ka
marre masen e sigurise arrest me burg pa afat.

I pandehuri tha para gjyqtarit Luan Hasneziri vetem gjeneralitetet, nderkohe qe perfaqesimi i tij para drejtesise u be nepermjet nje avokati te caktuar nga gjykata, duke qene se avokati Ilia Iliaj, i zgjedhur prej tij kishte deklaruar mungesen. Seanca e mases se sigurise u zhvillua me dyer te mbyllura per shkak te sekretit hetimor, referuar gjithashtu edhe kerkeses se dy prokuroreve te dosjes hetimore, Eugen Beci dhe Njazi Seferi.

Ne shpallje te vendimit per ‘burg pa afat’ ndaj Xhakjes, gjyqtari deklaroi rrethana te ngjarjes, ne te cilen u vra ne Katund Sukth, kryekomisari Tahiraj.

“Ngjarja ka ndodhur gjatë disa veprimeve që po kryenin punonjësit e policisë, konkretisht për ndalimin e disa automjeteve të disa targave që qarkullonin në zonën e Shijakut, ku si pasojë ka ndodhur konflikti dhe shtetasi Ilir Xhakja ka qëlluar me armë në drejtim të oficerit të Policisë gjyqësore Adem Tahiraj, si dhe ka plagosur edhe shtetasen Lena Ndokaj”, tha Hasneziri.

Nderkohe nga ana e saj Policia e Durresit, se bashku me forcat speciale vijojne kerkimet per nipin e Xhakjes, i cili deklarohet i shpallur ne kerkim per vrasje , ne nje kohe qe Prokuroria e Krimeve te Renda jo zyrtarisht sakteson se 17-vjeçari nuk eshte nen hetim per vrasjen e zyrtarit te larte te policise.

 
KLD inspekton Gjykatën

Një grup inspektimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkuar këtë të hënë në Gjykatën e Durrësit për të ndjekur rregullsinë e procesit gjyqësor dhe të arsyetimit të vendimit të dhënë nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Neritan Tabaku.

Ne vendimin e treshes se gjyqtareve Tabaku, Gjura dhe Hysi shtetasi Ilir Xhakja eshte shpallur i pafajshem per vepren penale te vrasjes me paramendim te kryer ne bashkepunim, duke arsyetuar se nuk provohet qe i pandehuri ta kete kryer vepren per te cilen akuzohet.

Po ky trup vendosi pushimin e çeshtjes penale persa i perket akuzes se mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve duke çuar nga lirimi ne sallen e gjyqit te shtetasit Xhakja, i cili mbremjen e se enjtes kreu vrasjen e radhes. Pas Ministrise se Drejtesise edhe Keshilli i Larte i Drejtesise, si organ i pavarur nga pushteti ekzekutiv nisi verifikimet per veprimtarine gjyqesore te realizuar nga Gjykata e Larte dhe ajo e rrethit gjyqesor Durres ne ngarkim te personit te akuzuar si autor i vrasjes se shefit te komisariatit te Shijakut.

Top Channel