PS: Qeveria financon gazetat e veta

21/09/2012 00:00

Thellohet skandali reklamës shtetërore i cili për të katërtën ditë vijon të denoncohet nga Partia Socialiste.

Deputeti Eduart Shalsi publikoi shifrën prej 800 mijë dollarë, shpenzuar nga Ministria e Transporteve drejtuar nga Sokol Olldashi, shumë e cila është përfituar nga tre gazeta proqeveritare.

“‘Rilindja Demokratike’ ka marrë 500 mijë dollarë nga Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transportit. 100 mijë dollarë shkojnë për gazetën ’55’. 200 mijë dollarë për gazetën ‘Koha Jonë’. Nëse do të pyesni ku i keni gjetur këto të dhëna, janë pikërisht në letrën që Sokol Olldashi i dërgon kolegut tim Erjon Braçe në datën 29 maj të këtij viti. Kjo është shpërndarja e parave publike në tregun mediatik shqiptar”, tha Shalsi.

Deputeti Shalsi ngriti edhe një tjetër problem që lidhet me Ministrinë e Punës dhe Çështje Sociale të drejtuar nga Spiro Ksera që lidhet me një kontroll të KLD-së nga ku u gjetën abuzime me fondet publike.

“I paaftë për të ndërtuar një qeverisje demokratike që do ta conte vendin përpara Sali Berisha është i gatshëm që për të mbuluar zullumet e tij të paguajë çdo çmim për të kontrolluar tregun mediatik në Shqipëri, për të bombarduar me propagandë qytetarët, për të shkatërruar në fund tregun në Shqipëri. Në Shqipëri mund të ndodhë që KLSH të akuzojë një Ministri për rreth 90 milionë lekë të vjetra dhe Qeveria të mos marrë asnjë masë. Në Ministrinë e Punës, e cila është Ministria që ka një zyrë që nuk ka punësuar asnjë të papunë deri më sot, një të katërtën e buxhetit mediatik e merr ‘Promo’ e Klanit”, tha Shalsi.

Denoncimi i fundit i deputetit Shalsi e con në mbi 8 milionë dollarë shumën e parave të përdorura nga 4 ministri të Qeverisë Berisha për reklamën shtetërore, cilësuar nga deputeti socialist si një makiazh i imazhit të sëmurë të kësaj qeverie.

Bushati: KKRT nuk kontrollon dot shpërndarjen e reklamave

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit tha se nuk eshte kompetence e këtij institucioni te monitoroje publikimin e reklamave ne media, per te cilen ajo tha se ka probleme serioze me respektimin e etikes.

“Nuk është kompetencë e KKRT-së. Ligji aktual, por edhe projektligji që është në fazën përfundimtare të miratimit në Kuvend, nuk parashikon rol investigues të KKRT në këtë drejtim”, tha Bushati.

Sot është dita ndërkombëtare e etikës së medias. Si paraqitet situata në Shqipëri?

“KKRT mori përsipër organizimin e këtij takim në kuadër të ditës ndërkombëtare të Erikës në media. Eshtë një debat që zhvillohet në mënyrë paralele në 20 shtete të Evropës, në të njëjtën kohë, në të njëjtën ditë. Synon që gazetarët dhe ekspertët e komunikimit të ndajnë eksperiencat e tyre profesionale mbi çështjet e etikës në media. Sigurisht që ka mosrespektimin të etikës në ekranet shqiptare”, tha Bushati.

Rama: Fakte dhe shifra të korrupsionit qeveritar

Kryetari socialist Edi Rama, prej Zagrebit ku ndodhet për një vizitë, nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ njoftoi se skandali i financimit abuziv te mediave propushtet ka hapur siparin e transparences non stop te fakteve dhe shifrave te korrupsionit qeveritar.

“Të gjitha faktet dhe shifrat do behen publike nje nga nje, e se shpejti ne nje website te posaçem çdo qytetar mund te marre e jape informacion”, shkruan Rama.

Rama në Zagreb, takon krerët e vendit

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Kryeqytetin e Kroacise, Zagreb. Sic njofton zyra për shtyp e PS-së, gjate kesaj vizite, Zoti Rama u prit nga Presidenti Josipovic dhe Kryeministri Milanovic.

Gjate takimit me Presidentin Ivo Josipovic ne pallatin presidencial, lideri i opozites shqiptare e njohu kreun e shtetit kroat me zhvillimet me te fundit ne politiken shqiptare dhe sidomos mbi procesin e integrimit europian.

Zoti Rama kerkoi nga Presidenti kroat mbeshtetjen e plote te vendit me te ri qe do te behet pjese e Bashkimit Europian ndaj rruges se Shqiperise drejt marrjes se statusit te vendit kandidat. Presidenti Josipovic i cilesoi si jetike per te pershpjetuar procesin e anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Gjate dites se dyte te vizites ne Zagreb, lideri i opozites shqiptare u prit ne nje takim, nga Kryeministri Kroat, Zoti Zoran Milanovic. Biseda me Kryeministrin Kroat u perqendrua kryesisht ne situaten politike rajonale, por edhe ne politikat e reja per nxitjen e zhvillimit, punesimit dhe taksimit te ndershem.

Zoti Rama e njohu Kryeministin Milanovic me programin e Partise Socialiste ‘Per nje Rilindje Shqiptare’, nderkohe qe Kryeministri kroat ofroje ndihmen dhe bashkepunimin e tij per detajimin e programit qeverises te opozites shqiptare.

 

Top Channel