Meksikë, arrestohen 35 oficerë policie

25/09/2012 00:00

Forcat e armatosura meksikane kanë arrestuar 35 oficerë policie të
akuzuar për lidhje me një nga kartelet më të mëdha të drogës në vend,
Los Zetas.

Oficerët janë arrestuar në një seri operacionesh të kryera në shtetet lindore të San Luis Potosit dhe Verakruzit.

Një luftë e ashpër mes Los Zetas dhe organizatave kriminale rivale në Verakruz ka çuar në disa nga masakrat më të këqija të regjistruara në Meksikë në vitet e fundit.

Në një deklaratë, Marina meksikane deklaroi se 35 të arrestuarit ishin oficerë policie të departamentit të sigurisë publike në qytetin e sipërpërmendur dhe dyshohen për bashkëpunim me organizatën kriminale famëkeqe.

Të 35 agjentët janë dërguar në Meksiko Siti për t’u nxjerrë nga kolegët e tyre parra mediave. Oficerët e policisë lokale shpesh herë akuzohen për lidhje me kartelet e drogës.

Vitin e kaluar, qeveria federale vendosi mijëra trupa ushtarake dhe agjentë të policisë federale në Verakruz, një shtet me rëndësi strategjike për tranzitin e drogës drejt Shteteve të Bashkuara.

Kartele të shumta po luftojnë për marrjen nën kontroll të këtij territori, mes të cilave Los Zetas, deklaron korrespondenti i BBC në Meksikë, Will Grant.

Javën e kaluar një gjeneral i ushtrisë meksikane, Juan Manuel Barragan, që kishte një post të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, u arrestuar nga policia për korrupsion, pasi u fut në kurth nga karteli i Sinaloas.

Top Channel