Stabilizohet shëndeti i Ndrecës, kurimi në QSUT

09/10/2012 00:00

Gjendja shëndetësore e Gjergj Ndreca është stabilizuar edhe me krahasuar
me nje dit mepare .Sipas mjekeeve te cilet e kane ndekur nga aafer
tashme ka 35 %te trupit te djegur dhe pacienti reagon.

Ndërkohe ministri i Shëndetësise Vangjel Tavo, i cili ka vizituar Ndrecen në spital, u shpreh se ai do te vazhdoje të kurohet ne Pavionin e Djegie Plastike ne QSUT.

“Gjendja është nën kontroll, gjendja është e stabilizuar po merr mjekimin e nevojshëm pranë këtij spitali të QSUT-së. Duke qenë se gjendja po stabilizohet dhe gjithë asistenca mjekësore mund t’i jepet pranë këtij spitali, pasi i kemi edhe medikamentet e duhura dhe të nevojshme, por edhe një staf mjekësor, një staf profesionistësh shumë të përgatitur”, u shpreh ministri Tavo.

Gjate paradites, ne Pavionin e Djegie Plastikes ka qene edhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi i cili kerkoi dialog ndermjet paleve.

“Kemi perpara nje situate e cila tregon qarte se kemi nje problem. Dhe une kam besim se nepermjet dialogut dhe kontakteve  ky problem mund te trajtohet  dhe po ashtu te vihet ne zbatim legjislacioni perkates. Nuk kam dyshime per ketë se te gjithe do te luajne rolin e tyre pozitv”, tha Sequi.

Grevistet,deklaratë me tetë pika

Duke shfrytëzuar një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqip” në Top Channel, ish të burgosurit politikë në grevë urie, ende të tronditur pas tentatives per vetëflijim të bashkëvuajtësit të tyre, Gjergj Ndreca, lëshuan një deklaratë për publikun, shtylla e së cilës ishin 8 pika.

Në pikën e parë të deklaratës së tyre, ish të burgosurit këmbëngulin se greva e tyre është e motivuar vetëm ekonomikisht.

Së dyti, thonë grevistët, cdo përpjekje nga parti apo shoqata për ta orientuar politikisht këtë grevë, konsiderohet e papranueshme.

Së treti, ish të burgosurit politikë e konsiderojnë deklaratën e kryeministrit Berisha, që vlerësoi se greva është politike dhe e nxitur nga PS, si shmangie e tij për të zgjidhur kërkesat e tyre.

Së katërti, ish të përndjekurit vlerësojnë si të papranueshme heshtjen e Presidentit të Republikës lidhur me protestën e tyre.

Së pesti, grevistët kërkojnë nga organizmat ndërkombëtarë këtu në Tiranë, vecanërisht nga Ambasadori BE-së, Ettore Sequi dhe Ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu që të ndërhyjnë që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, nisur nga heshtja e organeve të vendit.

Së gjashti, ish të përndjekurit vlerësojnë angazhimin e medias joqeveritare dhe u apelon atyre qeveritare të mos pasqyrojnë përciptazi protestën e tyre.

Së shtati, ish të përndjekurit falenderojnë qytetarët shqiptarët për mbështetjen në këto ditë të vështira.

Dhe pika e tetë dhe e fundit, ish të përndjekurit shprehin vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund grevës. “Më mirë të vdesësh me nder, se sa të vdesësh i përbuzur”, thonë ata.
 

Top Channel