Burri masakron për vdekje gruan

15/07/2013 00:00

Një tjetër gruaje në Shqipëri i merret jeta nga familjarët. Pas ngjarjes
tragjike ku një grua u masakrua me thikë në qendër të Tiranës nga
ish-bashkëshorti, një tjetër ngjarje e kësaj natyre ka ndodhur në
Fushë-Mamurras.

Sipas informacioneve të fundit Marjan Lleshi 44 vjeç ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij Valbona Lleshi 27 vjeç brenda banesës ku ata jetonin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Kjo është vrasja e dytë e një gruaje brenda tri ditësh. Masakrimi i një tjetër gruaje në Tiranë tronditi te shtunen opinionin kryeqytetas.Edhe ajo vrasje pati si motiv xhelozinë e ish-bashkëshortit të viktimës.

Top Channel