Valbona Çarçani ishte ankuar në polici një ditë para se ish-bashkëshorti
ta vriste dhe 30 minuta para se të qëllonte, autori i dyshuar duhet të
ishte në Komisariatin numër 1, për të dhënë versionin e tij për këtë
kallëzim.

Por rrethanat kane qelluar fatkeqe per nenen e dy femijeve. Një burim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deklaroi se të premten, Valbona ishte ankuar për bezdisjet e herëpashershme të ish-bashkëshortit.

Atë ditë një oficer policia e ka kontaktuar Genci Çarçanin dhe i ka thënë të paraqitet në polici të shtunën në orën 9.00 të mëngjesit. Genci Çarçani eshte paraqitur ne polici ne oren e caktuar, por oficeri ja ka shtyre takimin e ne kete menyre ai eshte ulur ne nje kafene duke pritur. Gjate harku kohor në orën 9.45 minuta ka pare ne rruge ish-bashkeshorten duke kaluar e pikerisht aty. Sipas deshmise se autorit, ai i ka kerkuar shpjegime viktimes. Ne referim te kesaj deshmie Genci Çarçani ka qene kontradiktor. Fillimisht ka pohuar se e ka gjetur thiken ne rruge e me pas se e ka blere ne nje dyqan aty afer. Autori mësohet ta ketë motivuar krimin me këtë deklaratë: “E vrava se Valbona nuk me linte te takoja vajzat. E kisha te pamundur qe te komunikoja me to edhe ne telefon”.

Me ndryshimet ne Kodin Penal tashme krimi ne familje do te jene pjese e hetimit dhe gjykimit tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ashtu sikurse kaloi edhe kjo dosje.

Top Channel