“Ngrin” shkarkimi i Gërvenit

27/03/2014 00:00

Përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO, kundëradmiral Kristaq Gërveni nuk do
duhet ta dorëzojë detyrën dhe nuk do të kthehet në Atdhe.

Vendimi i Gjykates Administrative, pas kerkese-padise se ushtarakut te larte, per siguri padie, i ka dhene atij te drejte, duke pezulluar zbatimin e urdherit te ministres se Mbrojtjes date 7 mars 2014. Ky vendim i Gjykates Administrative, ne favor te kunder admiralit, qendron ne fuqi derisa te perfundoje gjykimi ne themel i çeshtjes, ku atasheu ushtarak ne NATO kerkon nga gjyqesori te shfuqizoje dhe ta konsideroje te pavlefshem aktin administrativ te ministres se Mbrojtjes Mimi Kodheli qe urdheron “per dorezim detyre dhe kthim ne Atdhe”.

Gjyqtarja e Gjykates Administrative Aferdita Maho shprehet se ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne shkresa, per mundesine e shkaktimit te nje demi te rende dhe te pakthyeshem per paditesin. Gjykata konstaton se ne rastin konkret, nuk cenohet interesi publik perderisa nuk krijohet asnje vakance ne ushtrimin e detyres se paditesit, si perfaqesues ushtarak ne NATO dhe perfaqesimit te interesave te Shqiperise ne te. Sipas Gjykates Administrative, ky vendim eshte i ekzekutueshem menjehere qe ne momentin e shpalljes se tij nderkohe qe palet mund t’i drejtohen me ankim te veçante Gjykates Administrative te Apelit, Tirane.

Top Channel