Londër 2012, hedh shishe ndaj atletëve, arrestohet

06/08/2012 10:10

Një burrë është arrestuar pasi hodhi një shishe plastike në drejtim të spintierëve që po bëheshin gati për finalen e garës së 100 metrave në Lojërat Olimpike të Londrës.

Lajmin e bëri të ditur për AFP-në zëdhënësi i policisë së Scotland Yard: “Dëgjuam të bërtitura dhe fyerje prej personit në fjalë. Më pas ai hodhi një shishe plastike në drejtim të atletëve.”

Usain Bolt, fituesi i finales, deklaroi pas garës se nuk kishte vënë re asgjë nga ky incident.

Shishja ra disa metra pas xhamajkanit Yohan Blake, vetëm tre sekonda para nisjes.

“As unë nuk di gjë për këtë edhe pse duket se të gjithë e paskan vënë re”, u shpreh Blake.

Top Channel