Greva e ish të dënuarve ka hyrë në ditën e saj të 18-të, ndërkohë që gjate një komunikimi me mediat, grevistet ne nje deklarate te tyren kerkojne qe Gjergj Ndreca, te kurohet ne nje klinike me te specializuar, nderkohe qe i arrestuari per kete ngjarje Perikli Shqevi të lirohet sa me pare.

Perveç dy kerkesave te reja per shkak te zhvillimeve, u riperserit ajo e dialogut me Qeverine për zgjidhje të menjëhershme te kerkesave te tyre.

“Ne menyre te menjehershme shteti te beje te mundur qe Gjergj Ndreca te shkoje ne nje klinike te huaj te specializuar per nje sherim sa me te shpejte. Nga ana tjeter kemi te bejme me nje arrestim te tipit komunist per grevistin Perikli Shqevi, i cili sot eshte i burgosur politik me pseudo-demokraci. Perikli Shqevi kishte radhen qe te digjej dhe pas Perikli Shqevit do te kene radhen te tjere, sepse eshte nje liste me personat qe kane vendosur te veteflijohen ne menyrat me ekstreme, per t’iu pergjigjur heshtjes se ketij pushteti”, u shpreh Skender Tufa, kryetar i Shoqates se 
te ish te Denuarve Politike.

Nderkohe qe Komiteti i Helsinkit ka kryer nje inspektim ne dhomen e paraburgimit te komisariatit numer nje ne Tirane, ku mbahet Perikli Shqevi. Pas inspektimit rezultoi se, Shqevi eshte trajtuar konform rregullave per te paraburgosurit.

Sequi: Të zbatohet ligji

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi vizitoi të martën paradite Gjergj Ndrecën, grevistin që tentoi të vetëflijohej një ditë më parë në shenjë proteste ekstreme ndaj mosreagimit qeveritar për kërkesat që kanë ish të dënuarit politikë për dëmshpërblim për vitet e burgut.

“Unë i shpjegova Gjergjit simpatinë njerëzore të të gjithë kolegëve të mi të Brukselit. Ne besojmë që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kompensimin e ish të persekutuarve janë çështje që duhen trajtuar në përputhje me legjislacionin që duhet vënë në zbatim. Po ashtu duhet dialog mes palëve që janë të përfshira në këtë proces”, u shpreh Sequi.

Arvizu: Qeveria t’ju dëgjojë

Tentativa për t’u vetëflijuar nga Gjergj Ndreca ka detyruar ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu të vizitojë grevistët me të cilët pati edhe një bashkebisedim duke u shprehur keqardhje për veprimin e tij.

“Së pari doja të thoja që më vjen shumë keq dhe u trishtova vërtetë kur mësova se cfarë kishte ndodhur sot në mëngjes. Është gjithashtu trishtuese dhe zemër thyese të dëgjosh cfarë vuajtjesh keni kaluar të gjithë. Ka qënë e vështirë për ju pasi e patë vetë u bëtë dëshmitarë të asaj që ndodhi. Së pari do të doja tju kërkoja të mos bëni asgjë tjetër që do të lëndonte veten. E kuptoj vuajtjen dhe inatin tuaj por duke dëmtuar veten nuk besoj se do të zgjidhni gjë. Keni absolutisht të drejtë të këmbëngulni që zëri juaj të dëgjohet”, tha Arvizu.

Ambasadori Arvizu njohu grevistët me përpjekjet që ai ka ndërmarrë gjatë paradites të së hënës në mënyrë që qeveria të nis komunikimin me grevistët.
 

Top Channel