AI: Zgjidhje përfundimtare për romët

03/02/2010 00:00

“Amnesty International” ka reaguar lidhur me situatën e romëve në Tiranë, duke deklaruar se autoritetet shqiptare duhet të gjejnë menjëherë një strehim të përshtatshëm për 35 familjet që po përballen me forcën e dëbimit, ose që janë dëbuar më parë.

Përmes një deklarate për shtyp, organizata ka theksuar se zgjidhjet e përkohshme nuk janë zgjidhje të përshtatshme për komunitetin rom, duke kërkuar kështu një zgjidhje të përhershme.

“Dhjetra qytetarë romë, përfshirë të moshuar dhe fëmijë të vegjël, po përballen me dimërin e egër në mes të rrugës, pa një cati mbi kokë, pa një siguri për të ardhmen e tyre, ose pa një asistencë të përshtatshme nga autoritetet”, thuhet në deklaratë.

Në dokumentin në fjalë vlerësohet se, të rriturit do ta kenë të vështirë të mbështesin familjet e tyre, ndërsa fëmijët, në pamundësi për të pasur trajtim shëndetësor, nuk do të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë.

“Kjo situatë është rezultat i dështimit disavjecar të autoriteteve për të gjetur një strehim të përshtatshëm për romët dhe grupe të tjera të dobëta në Shqipëri, pavarësisht detyrimeve të tyre kombëtare e ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Në të nënvizohet se 16 familje do të përballen së shpejti me një dëbim nga një zonë në afërsi të liqenit artificial të Tiranës, ku u strehuan pasi u larguan nga një kamp në afërsi të stacionit të trenit, pasi u sulmuan nga një grup personash një vit më parë.

“Autoritetet nuk ofruan mbrojtje nga sulmet ose strehimin e duhur, por në vend të këtyre u ofruan romëve alternativën për të ngritur tendat e tyre në zonën e bregut të lumit në Babru, në rrethinat e Tiranës”, thuhet më tej në deklaratë.

Miliona euro për romët

Megjithë gjendjen e rëndë në të cilen ndodhet komuniteti rom, në emër të
tyre janë lëvruar shumë para. Sipas Ministrisë së Punës dhe Çështjeve
Sociale, nga organizatat ndërkombëtare janë dhënë 7 deri në 8 milionë
euro, për integrimin e romëve në Shqipëri për një periudhë 3-vjeçare.

“Fondet janë të mëdha, janë dhe projektet nga donatorët që qeveria shqiptare, tashmë i ka firmosur dhe kalojnë mbi 7 – 8 milionë euro për mbështetjen e këtij komuniteti në të gjithë Shqipërinë, në një periudhë 3-vjeçare. Ne jemi munduar që nga 40 familje, që ishin në këtë kamp shumicën prej tyre ta integronim në tregun e punës, punës, t’u gjenim punë dhe ia kemi arritur”, tha ministri i Punes, Spiro Ksera.

Zoti Ksera ka deklaruar, se ambientet e Repartit Ushtarak, ne zonen e Kombinatit jane të hapura për strehimin e tete familjeve, të cilat tre dite me pare u strehuan ne mjediset e ndërtesës se Avokatit te Popullit.

“Një Repart Ushtarak në Kombinat afër Sharrës ka vënë në dispozicion ambiente për të gjithë këto shtresa. Pavarësisht nga dobësia e pushtetit vendor, që e ka detyrim ligjor për të strehuar me prioritet këto shtresa që kanë nevojë, ne do të arrijmë që të funksionojmë një qendër kombëtare për mbështetjen, integrimin për jetën shoqërore të gjithë këtyre shtresave që unë thashë”, tha Ksera.

Gjate ketyre diteve ceshtja e romeve mori nje vemendje publike pas vendimin te Avokatit te Popullit, per t’i strehuar ne ndertesn tete familje qe jane pastreha.
 
Por pas ketyre deklaratave, drejtori i Sherbimit Social Mihal Naço ka vizituar Repartin Ushtarak ku do te qendrojne romet nga ku deklaroi, se për rehabilitimin e këtyre ambienteve duhen të paktën një muaj kohë.

“Brenda një muaji ne mund të kemi këtu ambiente të gatshme për banim për 100 familje”, tha Naço. Nga ana tjeter pronaret e tokes, pretendojne qe shteti t’i shpronesoje ne te kundert ata nuk do te lejojne srehimin e romeve aty.

Shkodër, romët kërkojnë ndihmë te bashkia

Përfaqësues të komunitetit rom në Shkodër protestuan sot para bashkise së qytetit, duke kërkuar ndihmë për shkak të ditëve të vështira që po kalojnë.

Ata thone se nuk kane me se me cfare te ushqehen, jetojne ne kushte te papershtatshme dhe se i ftohti e ben te pamundur jetesen e tyre. Ata kane kerkuar takim me drejtues lokale te bashkise por nuk jane pritur nga askush.

Rreth 150 rome qe jetojne ne zonat e ndryshme te qytetit te Shkodres jane bashkuar me te njenjtin hall para dyerve te bashkisë. Ata jetojne ne baraka te shkaterruara jane pa veshje te pershtatshme, pa ngrohje dhe ushqime per vete dhe per femijet e mitur. Pasi kane qendruar rreth nje ore para bashkisë pa u degjuar nga njeri romet jane larguar.
 
Totozani: Besoj në zgjidhjen e shpejtë për romët

Shtimi i kërkesave të komunitetit rom për strehim në institucionin e
Avokatit të Popullit ka bërë që kreu i këtij organi, Igli Totozani të
dalë përsonalisht para tyre dhe t’u kërkojë pjesëtarëve komunitetit, që
qetësisht të ktheheshin në çadrat e tyre, ndërsa u premtoi
zgjidhje të problemit të strehimit, arsimit dhe regjistrimit të tyre.

“Po punojmë me bashkinë dhe besoj se do të kemi një zgjidhje të shpejtë për këtë kategori të shoqërisë. Ju premtoj dhe është në detyrimin tim ligjor, që të kërkesat e komunitetit rom të merren parasysh”, tha Totozani.

Avokati i Popullit tha se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të zgjidhur çështjen dhe problemet e romeve.

Sequi: Romët, një nga 12 prioritet e integrimit

8 familjet rome janë në pritje të një vendimi të menjëhershëm për strehimin e tyre, ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë në institucionin e Avokatit të Popullit.

Vendosja e familjeve rome ne mjediset e nje institucioni kushtetues,siç Avokati i Popullit, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtareve, të cilet jo vetem kanë vizituar familjet rome e kanë dërguar disa ndihma por kujtojnë edhe detyrimet e Shqiperisë në kuadër të integrimit.

“Dua të kujtoj se një nga 12 kriteret integruese të BE–së për Shqipërinë është edhe respektimi i të drejtave të komunitetit rom”, thotë ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.

Top Channel