‘Albpetrol’, Haxhinasto: Po verifikojmë dokumentat

11/09/2012 00:00

Ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto deklaroi se ofertuesve në
ankandin për ‘Albpetrol’ po ju kontrollohet gjithe dokumentacioni.

Shume shpejt do shpallet edhe nje vendim ne lidhje me kete ankand. Pas ofertes prej 850 milione euro paraqitur, ne kete ankand si oferta me e madhe, shume pak informacione jane dhene zyrtarisht. Asnje qendrim apo sqarim per te rritur transparencen e ketij procesi.

“Nuk duhet të merremi me përfolje. Duhet të shikojmë, të ndjekim procesin, i cili është krejtësisht ligjor, krejtësisht transparent. Ju keni parë që janë administruar ofertat e dhëna nga kompanitë. Eshtë periudhë verifikimi dokumentacionesh dhe shumë shpejt do të kemi vendimin përfundimtar të Komisionit përsa i takon ofertave që janë paraqitur për privatizimin e Albpetrolit”, tha Haxhinasto.

Haxhinasto i beri keto deklarata ndersa po inspektonte hidrocentralin e Ashtes ne Shkoder qe pritet te nise pune me kapacitet te plote javen qe vjen. Duke folur per energjine dhe hidrocentralet, Haxhinasto tha se situata hidrike eshte e kenaqshme.

Top Channel