Gjakmarrja dhe vrasja e policëve

19/09/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha kërkoi ndryshimin e Kodit Penal për dënimin maksimal të dy veprave penale.

E para ka të bëjë me ndryshimin e nenit që penalizon hakmarrjen dhe gjakmarrjen si krim që duhet dënuar vetëm me burgim të përjetshëm. Aktualisht, Kodi Penal, i ndryshuar ne vitin 2007 me nismen e shoqerise civile, e perfaqesuar nga Forumi per Mendimin e Lire, parashikon denim alternativ jo me pak se 20 vjet burg ose burgim te perjeteshem, si dhe 3 milionë lekë gjobë.

Por duke u nisur edhe nga vrasja per gjakmarrje e nje adoleshenteje ne Dukagjin, pak jave me parë, Kryeministri Berisha kerkoi penalizim maksimal dhe taksativ per krimin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes.

“Vrasja per hakmarrje duhet te marre ndeshkimin maksimal. Prita qe vrau vajzen ne Dukagjin ishte prite ndaj nje shoqerie te lire. Une besoj se edhe ne kete rast, si vend na takon te kemi nje denim me te vecante se te tjeret.  Shpresoj qe edhe opozita ta pranoje dhe ta votoje. Nuk shkohet perpara me kete trashegimi thellesisht negative”, tha Berisha.

Por ka edhe nje aspekt tjeter, qe, megjithese ligji ekziston dhe eshte i rrepte, nuk duket se zbatohet nga organet pergjegjese. Kanosja per hakmarrje dhe gjakmarrje ose nxitja e ketyre veprave penale denohet me burgim, por, deri tani, megjithese ligji eshte ashpersuar, nuk ka asnje statististike per zbatimin e tij, edhe pse nje studim i Forumit per Mendimin e Lire ka faktuar se, kryesisht ne rrethin e Shkodrës, janë te ngujuar me dhjetëra familje per shkak te frikes nga gjakmarrja.


Berisha: Dënim përjetë edhe vrasësve te policëve

Propozimi i dyte, por jo me pak i rendesishem i Kryeministrit ishte ndryshimi i Kodit Penal per te ndeshkuar me denim maksimal, burgim te perjetshem te gjithe ata qe tentojne apo vrasin efektivet e policise. Kryeministri iu referua vrasjes ne krye te detyres se kryekomisar Adem Tahiraj, i vrare nga nje person me precedente te rende penale, qe levizte i lire per shkak te nje vendimi te gjykates se Durresit.

“Te ngresh dore dhe te ekzekutosh nje njeri qe po te kontrollon, nuk po te qellon, nje njeri qe po ben detyren, meriton ndeshkimin me maksimal. Ne nuk kemi ndeshkim kapital, por kemi ndeshkim perjete. Une mendoj qe ky nen duhet te dergohet sa me pare ne Parlament”, tha Berisha.

Kryeministri: Lirimi i Xhakjas me urdhër të krerëve të KLD-së

Por kryeministri Berisha nuk ndaloi me kaq. Ai beri akuza te renda ndaj ish-presidentit Bamir Topi, edhe si kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise dhe ish-nenkryetarit te tij ne KLD, Kreshnik Spahiu, si personat me pergjegjesi direkte qe i kane bere presion gjykatesit per moszbardhjen e vendimit, qe liroi nga burgu vrasesin e kryekomisarit, si dhe kane punesuar ne KLD, njerin nga personat e perfshire ne proces.

“Vrasesi i kryekomisarit rezulton se ishte liruar me kerkese te drejtuesit te KLD-së, te Topit dhe faqeziut te tij. Dhe e dini pse i duhej, se i duhej per te kercenuar kusherinjte e tij, per te bllokuar ndetimet ne pronat e tyre se nuk u merrte dot pasurite. Po, po.  Absolutisht u duhej per ta mbajtur bandit. Prandaj i therrisnin gjykatesit dhe i vinin nen presion per te liruar nje njeri te denuar disa here. Gjykatesi tjeter kishte liruar te denuarin me 20 vjet per vrasje per te vrare dy vellezer te tjere dhe shperblehej me emerimin e tij inspektor i Topit dhe faqeziut te tij ne KLD. Prokurori ka qendruar, nuk e di kush eshte, por hanxharet e KLD-se kishin urdheruar moszbardhjen e vendimit”, akuzoi Berisha.

Top Channel