Rita Ora ndahet nga Rob Kardashian

03/12/2012 12:25

Rita Ora dhe Rob Kardashian janë ndarë. Këngëtarja shqiptare nga Kosova ka lënë vëllain e Kim Kardashian javën e kaluar pasi axhenda e saj e ngjeshur dhe largësia nuk e lejojnë t’i përkushtohet marrëdhënies.

Rob tashmë nuk e ndjek më Ritën në Twitter dhe ka fshirë të gjitha fotot që kishte me të në Instagram.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Është e trishtueshme pasi ata e pëlqenin shumë njëri-tjetrin, por ai jeton në Los Angeles dhe ajo në Londër. Ishte e pamundur të vazhdohej.”

Rita Ora dhe Rob Kardashian e bënë publike lidhjen e tyre vetëm disa muaj më parë.

Këngëtarja 22-vjeçare është ndarë pak ditë para ditëlindjes së saj (26 nëntor). Më 28 nëntor Rita Ora ishte e pranishme në Tiranë për koncertin e madh festiv me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, koncert që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”.

Ajo këndoi disa nga hitet e saj më të famshme si Hot Right Now, R.I.P dhe Shine Ya Light.

Top Channel